AKTUALITET, 24 Qershor 2025, 15:19

Publikimi i testit të Maturës/ Reagon Ministria e Arsimit: Përjashtohet maturanti në Durrës, fotografoi provimin! Masa ndaj administratës

Publikimi i testit të Maturës/ Reagon Ministria e Arsimit:

Ministria e Arsimit thotë se është angazhuar maksimalisht për administrimin korrekt të provimeve të Maturës Shtetërore, teksa sot u zhvillua provimi i fundit për maturantët, ai me zgjedhje.

Ajo e cilëson të papranueshme publikimin e testit pas përfundimit të provimit dhe thotë se ka reaguar menjëherë ndaj një rasti në Durrës, ku një maturant u kap duke fotografuar testin me telefon dhe u përjashtua.


Po ashtu, do të merren masa edhe ndaj administruesit të provimit në atë shkollë. Ministria thotë se do të vazhdojë të ruajë integritetin e maturës dhe të ndëshkojë çdo shkelje.