TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Fatmir Mediu është paraqitur mesditën e kësaj të marte në GJKKO për seancën e radhës lidhur me tragjedinë e Gërdecit, ku ish-ministri i Mbrojtjes është marrë i pandehur.
Procesi aktualisht ndodhet në fazën e leximit të 150 pyetjeve dhe pikave të kontestimit që po lexon ish-ministri dhe që ka lexuar vetëm gjysmën e tyre. Kjo procedurë do vijojë edhe disa seanca, derisa Mediu të mbarojë objeksionet për ekspertimin.
Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi sipas SPAK janë shkelur procedurat e ngritjes së fabrikës së demontimit në Gërdec, pranë një zone të banuar si dhe ato të municioneve.
Vetë Mediu i ka kundërshtuar akuzat e ngritura dhe gjithashtu gjetjet e ekspertëve. Gjyqi për Mediun vijon që prej prillit 2023 dhe ndodhet ende në fazën e kundërshtimeve që ish-ministri i mbrojtjes po bën ndaj akt-ekspertizës së sjellë nga ekspertët.
Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes Durda, e një prej viktimave të shpërthimit në 15 mars 2008, në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, ku humbën jetën 26 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.