AKTUALITET, 24 Qershor 2025, 13:30

Bie 'Basha'/ Berisha mbyll kapitullin e nenit të statutit “kryetari largohet nëse humbet zgjedhjet”: Ato ishin farsë

Bie 'Basha'/ Berisha mbyll kapitullin e nenit të statutit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot të tjera pamje që sipas tij dëshmojnë parregullsi serioze në procesin zgjedhor të 11 majit. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha akuzon komisionerët zgjedhorë për manipulim dhe shkelje flagrante të procesit të votimit.

“Ja, shiheni këtë vajzën, kriminele elektorale, komisionere në detyrë. Shikoni se çfarë bën, një nga një shkon dhe voton me zgjedhësit. Komisionerja kontrollon çdo votë”, thotë Berisha, ndërsa komenton pamjet që ka publikuar. Ai vijon duke theksuar se edhe komisionerë të tjerë janë të përfshirë në të njëjtin veprim, duke votuar ose ndikuar drejtpërdrejt votuesit në pjesën e votimit.

“Këto ishin vetëm disa momente nga aktet kriminale të votimit më 11 Maj”, shprehet Berisha, duke e cilësuar të gjithë procesin si një farsë dhe duke deklaruar se “kurrë këto zgjedhje nuk përligjen”. Ai akuzon kryeministrin Edi Rama si “armikun më të egër të lirive të shqiptarëve” dhe shpreh bindjen se qytetarët do t’i japin atij përgjigjen që meriton.

Nderkohe qe Berisha teksa ka cilesuar zgjedhjet e 11 majit nje farse elektorale, ka bere me dije se respektimi i nenit 'Basha' sipas te cilit kryetari largohet automatikisht sapo humb zgjedhjet, nuk mund te respektohet ne kete rast, pasi s'ka pasur zgjedhje sipasd tij me 11 maj!

Berisha: Statuti bën fjalë për zgjedhje, jo për farsë. Mos e keqinterpreto statutin. Nëse statuti do të shkruante për farsë, unë mund të jap dokumente origjinale që dëshmojnë vetëdijen e Sali Berishës për farsën. Nëse unë do të kisha shkruajtur farsë, jam dakord me ty, por nuk kam shkruar farsë, por zgjedhje.

Ju keni thënë pavarësisht çfarë të ndodhë…

Berisha: Jo farsë, farsa është kryesore. Mund të nxjerr dokumente me qartësi të madhe, kam folur për farsa gjatë këtyre viteve, nuk është se i mungonte fjalorit tim politik nocioni farsë.

Denoncimi i kreut të PD Sali Berisha:

Tani këtu vazhdojmë.

Ja, shiheni këtë vajzën, kriminele elektorale, komisionere në detyrë.

Shikoni se çfarë bën, një nga një shkon dhe voton me zgjedhësit.

Urdhëro!

Pra, komisionerja kontrollon çdo votë.

Edhe ky komisioner kontrollon çdo votë.

Pra, votojnë komisionerët.

Vazhdojnë kontrollin… voton për të.

Tani fut edhe ndonjë tjetër vetë ky. Tani komisioneri.

Dy fletë…

Pra, këto ishin vetëm disa momente nga aktet kriminale të votimit në datën 11 Maj.

Kurrë këto zgjedhje nuk përligjen dhe jam i bindur se shqiptarët do i japin Edi Ramës, si armiku më i egër i lirive të tyre, atë që meriton, sa më shpejt.