AKTUALITET, 24 Qershor 2025, 12:58

Akuza/ Shkelje e barazisë në tendera? SPAK merr te pandehur Kryetarin e Komisionit të Prokurimit Publik

Akuza/ Shkelje e barazisë në tendera? SPAK merr te pandehur Kryetarin

Prokuroria e Posaçme ka marr të pandehur kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri. Mësohet se Myzyri do të paraqet në SPAK të hënën më 30 qershor bashkë me avokatin, për t’u pyetur si i pandehur.

Marrja e tij si i pandehur vjen në kuadër të një hetimi për shkelje të barazisë në tendera. Sipas informacioneve paraprake, nga hetimet rrjedhin dyshime se gjatë ushtrimit të funksionit, Myzyri ka ndikuar në mënyrë të padrejtë në procedurat e prokurimit publik, duke cenuar parimet e barazisë dhe konkurrencës.

Kryetari i Komisionit të Prokurimeve Publike u paraqit më 7 prill 2025 në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ndërsa u mor në pyetje. Atë ditë pasi ka dalë nga ambientet e SPAK ai nuk ka bërë asnjë deklaratë për mediat, duke zgjedhur të heshtë përballë pyetjeve të gazetarëve.

SPAK është duke hetuar procedurat e tenderave përgjatë viteve 2020-2023 pasi ka dyshime të forta se janë zhvilluar pa garë, pasi në shumë raste rezulton pjesëmarrëse vetëm një kompani, e në rast të tjera, shoqëritë janë skualifikuar në mënyrë të padrejtë.

Në kuadër të hetimit, SPAK ka urdhëruar më herët sekuestrimin e një sërë procedurave, ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një auditimi ka dalë në konkluzionin se dëmi ekonomik i shkaktuar nga abuzimet me tenderat kap vlerën e 2 miliardë e 550 milionë eurove.