TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se rinumërimi i votave nuk është kërkesë e Partisë Demokratike, por e kandidatëve të saj.
Berisha theksoi se këtë të drejtë nuk mund t’ia mohonte kandidatëve të saj, duke theksuar se “teza e PD është ‘vota vdiq pa hyrë në kuti'”.
“Nuk do të ketë reshtur. Vazhdon dhe do të vazhdojë përpjekja dhe beteja jonë gjer ditën e rikthimit të votës së lirë të shqiptarëve. Gjithnjë më shumë po ndriçohen të vërtetat e farsës elektorale të 11 Majit.
Rinumërimi i votave nuk është kërkesë e PD-së, por e kandidatëve të saj të cilëve ne kurrë s’mund ti mohojmë këtë të drejtë.
Teza e PD është “vota vdiq pa hyrë në kuti”, u shpreh Berisha.