TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Biznesmeni Artan Sako, vëllai i ish-drejtorit të Gardës së Republikës Gramoz Sakos, është paraqitur në SPAK këtë të hënë, ku ka qëndruar për rreth një orë. Sako është pyetur në cilësinë e personit në dijeni, por ende nuk dihet zyrtarisht rreth çështjes për të cilën po heton SPAK.
Artan Sako është lakuar shpesh për aktivitetin e tij, ku në të paktën dy procedime të mëparshme të SPAK, kompania që posedon rezulton se ka marrë pjesë në tendera publik. E para, ka të bëjë me hetimet për ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberin, teksa ky i fundit u arrestua për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
Emri i Sakos përmendej në procedurat e një tenderi, që iu dha kompanisë të tij të quajtur “2T” për mirëmbajtje rruge, ku në garë ishte vetëm kompania në fjalë dhe u shpall fituese me ofertën 99% të fondit limit.