AKTUALITET, 14 Tetor 2024, 16:02

Gjyqi për Rezart Taçin/ Ish-biznesmeni akuzohet për pastrim parash, dëshmojnë 4 persona

Gjyqi për Rezart Taçin/ Ish-biznesmeni akuzohet për pastrim

Është zhvilluar këtë të hënë gjyqi ndaj biznesmenit Rezart Taçi, i cili akuzohet se i përfshirë në tentativën e pastrimit të 18.3 milionë eurove të mafias italiane.

Në këtë seancë kanë dëshmuar katër persona, mes të cilëve edhe noteri Ermal Hamzaj.

Disa javë më parë, SPAK mbylli hetimet ndaj tre bashkëpunëtorëve italianë të tij. Prokuroria e Posaçme i kërkoi gjykatës të dënojë për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, shtetasit italianë Francesco Zummo, Fabio Petruzzella dhe Daniele Cestagalli, si pjesë e grupit të Taçit.