TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partia Socialiste u shpall fituese e zgjedhjeve në Bashkinë e Rrogozhinës. Ajo fitoi bindshëm me 1752 vota diferencë kundrejt koalicionit “Bashkë Fitojmë”, diferencë më e thellë se në zgjedhjet e 14 Majit.
Analisti Edvin Kulluri, ka treguar arsyet e kësaj diference, duke theksuar se ka ndikuar shumë ardhja e emigrantëve.
“Ka dy arsye mendoj unë. Arsyeja e parë është rritja e numrit të emigrantëve, e konfirmuar dhe nga Rithemelimi dhe nga Partia Socialiste. Këto shifra tregojnë që perceptimi në politikë është shumë i rëndësishëm se retorika. Që do të thotë, që perceptimi dhe jashtë territorit me shqiptarët që jetojnë jashtë. Pra, nëse deri dje thonin për ata që banojnë në Shqipëri, këta votues janë rezidentë këtu, punojnë, jetojnë dhe e konsumojnë politikën në përditshmërinë e tyre në kurriz të tyre. Kjo e kundërshtoj këtë opsion.
Opsioni i dytë është që vërtetë mazhoranca mund të ketë përdorur mjete më shtrënguese në interesa të lidhura me ekzekutivin. Këtu nuk ka asgjë të re, natyrisht nuk është hera e parë që mazhoranca i përdor instrumentet që jep, le të themi qëndrimin në pushtet në shumë forma. Ky është një fakt që rithemelimi nuk e pengon dot prej 10 vitesh. Ashtu siç dhe Partia Socialiste në një masë shumë të vogël te PD-ja, nuk e pengonte dot, por që arriti të fitonte zgjedhjet e 2013 dhe për shkak të rënies së Partisë Demokratike dhe për shkak se mori më shumë vota se zgjedhjet e 2009”, u shpreh ai për Abcnews.