TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari për Çështjet Ligjor në PD, Indrit Stefa tha në një deklaratë për mediat se sekretari i Përgjithshëm, në këtë rast Gazment Bardhi, nuk ka të drejtë të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar.
Ai i bëri thirrje demokratëve të bëhen pjesë aktive e riorganizimit, ndërsa shtoi se çdo vonesë që dëmton këtë proces i shkon në ndihmë Ramës
“Sekretari i përgjithshëm nuk ka të drejtë të thërrasë mbledhjen e këshillit kombëtar, këtë të drejtë e ka vetëm kryesia dhe kryetari i partisë. Në zgjedhjet e brendshme në parti, sekretari nuk ka asnjë kompetencë statutore. I ftoj demokratët të bëhen pjesë aktive e riorganizimit, si mënyrë e vetme për t’u përballur me Edi Ramën. Çdo vonesë që dëmton këtë proces është largim i vëmendjes për humbjen e radhës që Berisha koleksionoi sot në Rrogozhinë”, -tha Indrit Sefa. Kujtojmë se deputetët e Partisë Demokratike, Bledion Nallbati dhe Lefter Gështenja, paraqitën këtë të hënë një raport ku kanë bërë një vlerësim të legjimitetit të vendimeve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Sipas hulimtimeve të kryera, 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD, nga 459 gjithsej, janë kundër zgjedhjeve të 29 korrikut për kreun e ri të PD. Në këto kushte, deputetët e PD, kërkojnë nga Sekretari i Përgjithshëm, që Këshilli Kombëtar i PD të mos ndërmarrë veprime të njëanshme që përçajnë akoma më shumë partinë Demokratike.