AKTUALITET, 24 Korrik 2023, 17:53

Zjarret në Greqi, ambasada shqiptare në Athinë: Jemi në kontakt me shqiptarët që ndodhen në zonat e prekura

Zjarret në Greqi, ambasada shqiptare në Athinë: Jemi në

Situata e rënduar e zjarreve që ka përfshirë ishujt grekë ka mobilizuar edhe Ambasadën shqiptare në Athinë.

Në një postimi në rrjete sociale, Ambasada shkruan se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet për të ndihmuar në evakuimin e banorëve të rrezikuar nga zjarret masive.

NJOFTIMI

Në vijim të ndjekjes së situatës emergjente të zjarreve në rajone të ndryshme të Greqisë, Ambasada e RSH-së në Athinë njofton se qytetarët që ndodhen në zonat e prekura nga zjarri, të cilët kanë nevojë për ndihmë, mund të kontaktojnë:
Drejtpërdrejt me Sekretarinë e Përgjithshme të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile , në numrat e telefonit
0030-213 1510903
0030-213 1510953;
Njësinë e Menaxhimit të Krizave të Ministrisë së Punëve të Jashtme që është aktivizuar për shkak të zjarrit, e cila ka vënë në dispozicion të shtetasve të huaj që kanë nevojë për ndihmë numrat e kontaktit
0030-210 3681730
0030-210 3681259
0030-210 3681350;
Ambasadën në Athinë në numrin e emergjencave 0030-6941658183, në dispozicion të qytetarëve ????????/???? dhe në adresën e email-it [email protected].
Në solidaritet me Greqinë dhe popullin e saj në këto ditë të vështira, Ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet zyrtare greke dhe me familjet shqiptare që ndodhen në këto zona.