AKTUALITET, 24 Korrik 2023, 14:40

Prokuroria sekuestron llogaritë bankare të një shoqërie tregtare në Shqipëri, zbardhen detajet

Prokuroria sekuestron llogaritë bankare të një shoqërie

Prokuroria e Gjirokastrës ka sekuestruar një llogari bankare të një shoqërie tregtare me administrator shtetasin italian A.D.

Mësohet se ky shtetas akuzohet për “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” kryer në bashkëpunim, “Dhënia e informacioneve të rreme”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” kryer në bashkëpunim, “Fshehja e të ardhurave”,.

Policia bën me ndije se është kryer sekuestrim preventiv i tre llogarive bankare të një shoqërie tregtare me administrator shtetasin italian me iniciale A.D. në shumat;

• 1 004 474 (një milion e katër mijë e katërqind e shtatëdhjetë e katër) Euro;

• 299 925 (dyqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e nëntëqind e njëzetë e pesë) Euro;
• 13 588 890 (trembëdhjetë milionë e pesëqind e tetëdhjete e tetë mijë e tetëqind e nëntëdhjetë) Lekë;

Gjithashtu, u ushtrua kontroll në 3 subjekte shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me seli në Tiranë me administrator shtetasit me inicialet I.Q, E.B. dhe shtetasin Italian A.D., ku u sekuestruan dokumente financiare dhe ligjore me vlera për hetimin. Këto subjekte dyshohet se nëpërmjet faturave fiktive kanë përfituar rimbursim në mënyrë të kundraligjshme TVSH-je nga shteti në vlerën e 20 765 411 lekëve.
Ky rimbursim ka ardhur si rrjedhim i faturave të falsifikuara të TVSH-së të lëshuara nga këto subjekte.