AKTUALITET, 24 Korrik 2023, 17:35

Rehabilitohet aksi Fier-Vlorë, Balluku inspekton punimet: Kemi shkurtuar 5 km rrugë, janë hequr të gjitha 'pikat e zeza'

Rehabilitohet aksi Fier-Vlorë, Balluku inspekton punimet: Kemi shkurtuar 5

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Ballaku ka inspektuar sot aksin rrugor Fier-Vlorë, i cili është rehabilituar plotësisht. Ministrja Balluku tha se kjo rrugë përmbush të gjitha parametrat e sigurisë rrugore.

Ndërkohë Balluku kishte edhe një apel për shoferët, që të kenë kujdes. “Kemi shkurtuar 5 km, kemi hequr të gjitha pikat e zeza, si të rrezikshme për sigurinë rrugore. Drejtuesit e mjeteve kanë një rrugë të re por duhet pasur kujdes.

Duhet të kemi një kontakt me policinë rrugore,  të marrin nën mbikëqyrje rrugën. Është një kantier që dorëzohet para afatit te kontraktuar, 3 muaj para”, -u shpreh nder te tjera Balluku.