AKTUALITET, 24 Korrik 2023, 15:49

Eksperti apel qytetarëve: Tregoni kujdes, çdo temperaturë mbi 30 gradë e rrezikshme edhe në hije

Eksperti apel qytetarëve: Tregoni kujdes, çdo temperaturë mbi

Kreu i Emergjencës Kombëtare, Skënder Brataj iu bëri apel qytetarëve që të tregojnë kujdes në këto ditë të nxehta.

Brataj tha se sidomos mosha e tretë janë të rrezikuar nga temperaturat e larta, ndërsa shtoi se është e domosdoshme që në këtë situatë qytetarët të konsumojnë rreth 2 litra ujë në ditë.

“Çdo temperaturë mbi 30 gradë në hije është e rrezikshme. Është e domosdoshme që të kufizohet dalja në orët e pikut. Nga data 17 e deri sot janë 2715 vizita të bëra në banesë, po ashtu edhe shumë konsulta telefonike. Ne kemi mjekë që bëjnë edhe konsulta mjekësore përveç urgjencës. Nëse mjeku ka dyshimin më të vogël për rrezik jetë, dërgon ekipin në vendngjarje. Gjatë stinës së verës shtohet koordinimi dhe forcat në vend”, tha Brataj për News24.