TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, gjatë një takimi falënderues në qytetin e Matit, për zgjedhjet e 14 majit tha se, sot është dita për të falënderuar çdo qytetar të Klosit dhe të Matit.
Si drejtuese politike e qarkut të Dibrës, Balluku tha se PS-së i është dashur që të punojë fort për rezultatin në këtë zonë.
“Dua ta nis me Klosin, pasi atje betejën e kemi pasur më të fortë dhe na është dashur të punojmë shumë dhe të takojmë çdo qytetar dhe unë sot ndihem e detyruar të falënderoj çdo qytetar që nuk e ka kursyer votën për Valbona Kolën, dhe sigurisht t’ju them se as Valbona nuk do ta kursejë punën e saj, ashtu siç Klosi e meriton”, tha Balluku.
Duke u ndalur tek Mati, ajo tha se, këtu kemi nisur një punë shumë të mirë që është kthyer në një model për të gjitha bashkitë. “Tashmë Agroni dhe stafi i tij duhet të ndezin motorët për projektet e reja në dobi të qytetarëve të Matit. Zona juaj është një nga ato vende me shumë mundësi, veçanërisht për të rinjtë. E kemi parë se duke punuar në Mat me talentet e reja mund të ndryshojë gjithçka”, deklaroi Balluku.