TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fredi Beleri me shumë mundësi do të jetë deputet në parlamentin europian, pasi për momentin renditet i treti mes kandidatëve më të votuar të Nea Demokracia në Greqi e cila do të çojë 7 deputetë në parlamentin e Brukselit.
Ndërkohë në Himarë ka nisur festa teksa kanë hedhur fishekzjarre dhe njerëzit janë jashtë duke festuar për Belerin, i cili ndodhet në burgun e Fierit pas hetimeve të SPAK për shit-blerje votash në zgjedhjet e 14 majit të 2023, ku Beleri ishte kandidat për bashkinë e Himarës.
Sipas sondazheve në Greqi renditet e para partia e Kyriakos Mitsotakis, i cili nuk nguroi që në një konferencë për mediat të shpallte fitoren, edhe pse nuk është mbyllur zyrtarisht numërimi.
Sakaq, në listën e deputetëve të kësaj partie, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg, renditet i treti, me mbi 33 mijë vota mijë vota deri një orë më parë.