TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nga 34 të arrestuar për protestën tek PD, vetëm për pesë prej tyre akuza kërkon arrest shtëpie.
Një ditë përpara protestës së 8 janarit të thirrur nga komisioni i rithemelimit në Partinë Demokratike ka mbërritur në komisariatin digjital një denoncim ku thuhej se persona të armatosur ndodheshin brenda selisë Blu.
Më pas në rrjete sociale qarkullonte një foto e disa personave të veshur me të zeza dhe kapuç mes tyre edhe pastruesja. Policia e shtetit ka pasur informacione të ndryshme se mes mbështetësve të të dyja kampeve do të kishte përplasje, për këtë arsye është mobilizuar.
Në dosjen e prokurorisë përshkruhet me detaje roli i gjithsecilit prej të arrestuarve, nga ku rezulton që mbështetësit e Berishës me mjete rrethanore, trapan, varre etj kanë dëmtuar dyert dhe kanë tentuar të hyjnë brenda në seli.
Ndërsa mbështetësit e Bashës kanë goditur me sende të forta protestuesit dhe kanë hedhur mbi ta lëndë të ndryshme.
Prokuroria është duke hetuar për të vërtetuar se çfarë lënde u përdor nga brenda selisë së Partisë Demokratike, në drejtim të protestuesve.
Shtetasit nga Gjakova kanë mohuar përfshirjen në protestë duke pretenduar se ndodheshin në Tiranë pasi do të përcillnin një të afërmin e tyre në Norvegji.
Prokuroria ka kërkuar arrest në shtëpi për pesë të akuzuarit dhe pjesa tjetër detyrim paraqitje.