AKTUALITET, 11 Janar 2022, 11:56

Më 29 janar PS do të mbledhë Kongresin, priten ndryshime në statut

Më 29 janar PS do të mbledhë Kongresin, priten ndryshime në

Partia Socialiste do të mbledhë Kongresin më datën 29 Janar. Vendimi është marrë sot në kryesinë e PS-së që u mblodh nën drejtimin e kryetarit Edi Rama.

Në këtë mbledhje u paraqit dhe drafti paraprak me propozimet për ndryshime në Statutin e PSSH-së.

Pas diskutimeve të zhvilluara nga anëtarët e Kryesisë dhe propozimeve përkatëse, Grupi i Posaçëm i punës për Statutin do të vazhdojë diskutimin në ditët e ardhshme për të hartuar dokumentin përfundimtar i cili do ti paraqitet për miratim delegatëve të Kongresit.

Gjatë punimeve të Kongresit, paralelisht do të organizohet votëbesimi nga Asamblea Kombëtare për Sekretariatin Ekzekutiv të partisë.

Në Kryesi u diskutua gjithashtu për aktivitetin që do të zhvillohet në 15 Janar në kuadër të 30 vjetorit të Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar.