AKTUALITET, 11 Janar 2022, 11:00

U përjashtua nga Kryesia? Aldo Bumçi: Nuk e njoh vendimin e Bashës, me këto akte i ka humbur përjetë demokratët

U përjashtua nga Kryesia? Aldo Bumçi: Nuk e njoh vendimin e

Ish-ministri Aldo Bumçi, pjesë e Komisionit të Rithemelimit të PD, ka reaguar pas vendimit të kryesisë për përjashtimin e përhershëm të tij.

I ftuar në emisionin ‘Dita Jonë”, ai ka thënë se nuk e njeh këtë vendim të kryetarit të shkarkuar Lulzim Bashës, e sipas tij, ai ka humbur përjetë demokratët me këto akte që po bën.

“Unë nuk jam i pezulluar. Basha nuk ka lidhje më me PD-në. Lulzim Basha nuk njohu gati 5000 firma të delegatëve të partisë që mbushën stadiumin. Sot, ai është njeriu i Edi Ramës.

Është një ditë e keqe për demokracinë që të arrijmë që qeveria të kontrollojë opozitën. Pa Edi Ramën, Basha nuk do të qëndronte në zyrë, e mbrojti ndërhyrja brutale e policisë së shtetit. Lulzim Basha, sot është Edi Rama, por që do të kontrollojë godinën e PD-së.

Demokratët i ka humbur përjetë, nuk ka lidhje me PD-në, është politikisht i vdekur. Nuk del do të bëjë një mbledhje”, u shpreh Bumçi.