AKTUALITET, 11 Janar 2022, 09:30

Albana Vokshi flet pas vendimit të kryesisë: Nuk më përjashtojnë dot ata që nuk kanë lidhje me PD

Albana Vokshi flet pas vendimit të kryesisë: Nuk më

Deputetja Albana Vokshi ka reaguar pas vendimit të kryesisë për përjashtimin e saj nga Partia Demokratike.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Vokshi shkruan se nga PD-ja e nuk e përjashtojnë dot ata që nuk kanë lidhje me PD-në. Sipas deputetes demokrate, Basha është shkarkuar me 4446 vota të delegatëve legjitim të Kuvendit Kombëtar të PD, vendim ky i ratifikuar në mënyrë unanime nga rreth 44 mijë anëtarë të PD në referendumin e mbajtur në datën 18 dhjetor 2022.

“Nga PD nuk më përjashton dot një grup uzurpatorësh që PD-në e kanë mjet për pasurimin personal, ndaj e duan me çdo kusht.

Ata nuk kanë lidhje as me demokratët as me demokracinë.

I vetmi organ legjitim në Partinë Demokratike, mandatuar nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetor 2022, është Komisioni i Rithemelimit të PD në të cilin unë jam anëtare.

Lulzim Basha është shkarkuar me 4446 vota të delegatëve legjitim të Kuvendit Kombëtar të PD, vendim ky i ratifikuar në mënyrë unanime nga rreth 44 mijë anëtarë të PD në referendumin e dt 18 dhjetor 2022.

Në demokraci sovrani vendos!”, shkruan Vokshi.