AKTUALITET, 11 Janar 2022, 09:41

Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Presidentit të PE: Mbështetës i palodhur i integrimit të Shqipërisë

Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Presidentit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli.

Me anë të një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit shprehet i hidhëruar për humbjen e papritur të një europianisti, por edhe një mbështetësi të integrimit të Shqipërisë.

“I hidhëruar nga humbja e papritur e një europianisti të shquar dhe mbështetësi të palodhur të zgjerimit të BE drejt Ballkanit Perëndimor dhe integrimit të Shqipërisë, Presidentit të Parlamentit Europian, David Sassoli”, thotë Presdentit.

“Ngushëllime për familjen e Tij dhe institucionet europiane”, mbyll reagimin e tij Kreu i Shtetit.