TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, ka folur me gazetarët në lidhje me atë që po ndodh në Partinë Demokratike, ku sipas tij situata është tepër e vështirë.
Rama tha se nga përplasja mes Berishës dhe Bashës humbasin demokratët, dhe mundësia për bashkëpunim në lidhje me reforma që kërkojnë shumicë të cilësuar duket mjaft e vështirë.
Sipas Ramës, as Berisha dhe as Basha nuk kanë legjitimitet pa njëri tjetrin, ndërkohë që foli dhe për ndërhyrjen e Policisë në selinë e PD-së.
Kryeministri tha se Basha gaboi që fortifikoi godinën, ndërkohë që ndërhyrjen e policisë e cilësoi më të vështirën në 30 vite.