TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka shprehur mbështetjen për protestën që pritet të mbahet në orën 18:30 në sheshin Nënë Tereza, në lidhje me përdhunimin e vajzës 11-vjeçare në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se solidarizohet me thirrjen për të reaguar fuqimisht ndaj këtij krimi.
Ai shton gjithashtu se drejtësia duhet t’u jap dënimin e merituar personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

“Mbështes dhe solidarizohem plotësisht me protestën ‘Solidaritet me Prishtinën’ e thirrur sot në Tiranë, në ora 18:30, në sheshin “Nënë Tereza” për mbrojtjen nga dhuna patriarkale të vajzave, grave dhe nënave shqiptare.
Duke ju bashkuar kërkesës legjitime për ndëshkimin më shembullor të autorëve që dhunuan vogëlushen 11-vjeçare në Prishtinë, akt i rëndë që tronditi mbarë shoqërinë shqiptare, si dhe duke shprehur të gjithë mbështetjen time për të dhe familjen e saj, solidarizohem sot me thirrjen për të reaguar fuqimisht ndaj një krimi që nuk duhet të gjejë vend në shoqëritë tona”, shkruan Meta në Facebook.