AKTUALITET, 31 Gusht 2022, 15:51

Do të martohej pas dy ditësh, e reja përplaset për vdekje nga motori që drejtohej nga një shqiptar

Do të martohej pas dy ditësh, e reja përplaset për vdekje

Mediat greke raportojnë për një ngjarje të rëndë të ndodhur në Selanik, mbrëmjen e së enjtes së kaluar.

Një vajzë e re greke, 27-vjeçare me profesion edukatore, po kthehej nga festa e beqarisë, që e kishte organizuar dy ditë përpara se të martohej, kur u përplas nga një motor, që drejtohej nga një 20-vjeçar me origjinë shqiptare.

Sipas hetuesve, shoferi i motorit, një i ri nga Shqipëria a ka tërhequr zvarrë në rrugë të renë për disa metra.

Mësohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk jepet, është arrestuar nga policia.

Vajza iu nënshtrua edhe një operacioni në spital, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.