AKTUALITET, 10 Shkurt 2026, 14:27

Protesta kundër projektit TID në Durrës, Salianji: Qytetarët kërkojnë pronën e tyre, vetëm një pushtet i kapur nga korrupsioni zgjedh të dhunojë

Protesta kundër projektit TID në Durrës, Salianji: Qytetarët

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me protestat e banorëve në Durrës, kundër projektit TID për rikonceptimin e qendrës historike të qytetit. Me anë të një postimi në Facebook, Salinji thotë se brutaliteti dhe dhuna policore janë shenja paniku, jo force.

Sipas Salianjit, vetëm një pushtet i kapur nga korrupsioni zgjedh të dhunojë dhe jo të japë zgjidhje problemeve të qytetarëve.

“Një qeveri normale dëgjon qytetarët. Një qeveri demokratike dialogun. Një qeveri e përgjegjshme zgjidh problemet. Vetëm një pushtet i kapur nga korrupsioni zgjedh të dhunojë. Sot qytetarët në Durrës nuk po kërkojnë privilegje”, shkruan Salianji.

Ai thotë se qytetarët e Durrësit po kërkojnë një të drejtë themelore, pronën e tyre, ndërsa qeveria dhe bashkia i grabit. “Kur pushteti fillon të marrë pronën, dinjitetin dhe lirinë, nuk është më demokraci, është regjim dhe çdo regjim që dhunon qytetarët e vet, e ka rënien vetëm çështje kohe”, shkruan Salianji.

REAGIMI

Brutaliteti dhe dhuna policore janë shenja paniku, jo force.

Janë reagimi i fundit i një regjimi të degraduar që ka humbur legjitimitetin.

Një qeveri normale dëgjon qytetarët.Një qeveri demokratike dialogon.

Një qeveri e përgjegjshme zgjidh problemet.

Vetëm një pushtet i kapur nga korrupsioni zgjedh të dhunojë.

Sot qytetarët në Durrës nuk po kërkojnë privilegje.

Po kërkojnë të drejtën themelore: pronën e tyre.

Por çfarë bën qeveria dhe bashkia?

Kjo është zhvatje me uniformë.

Shqipëria nuk ka nevojë për polici kundër qytetarëve të saj.

Ka nevojë për shtet në shërbim të tyre.

Sepse kur pushteti fillon të marrë pronën, dinjitetin dhe lirinë, nuk është më demokraci, është regjim dhe çdo regjim që dhunon qytetarët e vet, e ka rënien vetëm çështje kohe.

Policia duhet te liroje menjehere Artion Bajramaj, Orest Berberi, Isuf Idrizi dhe Elton Doka qe i mori forcersisht duke dhunuar te drejten e tyre per te protestuar!