AKTUALITET, 10 Shkurt 2026, 12:31

Atentati ndaj biznesmenit/ Hoxhaj: Planifikuam t’i vrisnim të atin që të vinte në varrim! E monitoruam një vit, vrasjen e kreu Skerdi! Kisha radio policie

Atentati ndaj biznesmenit/ Hoxhaj:  Planifikuam t’i vrisnim të atin

I pandehuri si pjesë e dosjes “Plumbi i artë”, Henrik Hoxhaj ka zbuluar me dëshminë e tij në GJKKO detaje nga atentati ndaj biznesmenit Lulzim Masha, ku tregoi se vrasjen e ka kryer Skerdi Tase.

Hoxha ka dëshmuar se biznesmenin e kanë monitoruar për rreth një vit, ndërsa për lokalizimin e djalit të tij, kanë angazhuar “Sakatin”, i cili do u jepte informacione nëse ai do futej në Shqipëri, pasi ndodhej në Maqedoni.

Henrik Hoxhaj është shprehur se shënjestër e tyre ishte i biri i biznesmenit dhe për ta sjellë atë në pritë kishin planifikuar t’i vrisnin fillimisht të atin që ai më pas të vinte në varrim dhe ta ekzekutonin atje.

“Mbikëqyrja e Lulzimit zgjati gati 1 vit, se e lamë cikë pas dore ne. Djalin nuk e gjenim dot. Prandaj u angazhua Sakati, që do na jepte informacion nëse ai futej në Shqipëri. Nuredini thoshte se djali i Mashës mashtronte njerëzit në Maqedoni.

Ne e pritëm, por nuk erdhi. Pastaj morëm masa që të vrisnim të atin, që djali të vinte në varrim dhe ta vrisnim. Bashkë me Skerdin e kemi ndjekur Mashan disa herë me motor. E kemi ndjekur në rrugën që bënte.”, dëshmon ai.

Hoxhaj tregon se për atentatin përdorën një “Golf 4” që ua kishte siguruar Nuredin Dumani dhe se qitësi në vrasjen e biznesmenit ka qenë Skerdi Tase.

“Për ngjarjen përdorëm një “Golf 4” të lodhur. Nuredini na e gjeti. Kjo sepse me motor mund të binim në sy. Për ngjarjen unë përdora një menaxher që kisha tek lokali në Tiranë. I thashë do më lajmërosh kur të shohësh këtë person, sepse më ka lekë borxh.

Na njoftoi. Unë shkova atje bashkë me Skerdi Tasin. E lashë Skerdin dhe vetë u vendosa diku ku nuk kishte kamera. Pastaj lëviza. Goditjen nuk e dëgjova, se arma qe me silenciator.

Kisha radio policie, e dëgjoja komplet çfarë kishte ndodhur. Pastaj me Skerdin u takuam tëk 21-shi. Skerdi më tha, i qëllova dy herë, por më ngeci arma. Unë një ditë më parë shkreva 1 karikator me atë armën, por atë ditë ngeci.

Unë i dëgjoja në radio komunikimet e policisë, kur thonin “një person kështu ashtu, me karakteristikat e Skerdit””, ka dëshmuar Hoxhaj sipas gazetares Klodiana Lala.

Vrasësi me pagesë  Henrik Hoxhaj, i pandehur si pjesë e dosjes “Plumbi i artë”, ka dëshmuar sërish në Gjykatën e Posaçme, ku ka zbuluar detaje mbi atenatatin ndaj biznesmenit Lulzim Masha.

Hoxhaj deklaroi se Nuredin Dumani i kishte ofruar 100 mijë euro për vrasjen e Lulzim Mashës dhe 150 mijë euro për vrasjen e të birit.

Porosia ishte për vrasjen e djalit, por sipas tij, nuk kishim mundur ta gjenin. “Ne nuk po e gjenim dot djalin e Mashës, se rrinte në Maqedoni”, ka dëshmuar ai sipas gazetares Klodiana Lala.

Ndër të tjera, ai është shprehur se njëri nga vëllezërit Dizdari ka qenë i fejuar me vajzën e Mashës, por më pas janë ndarë.

“Dhëndri ka hedhur disa prona në emër të vjehrrit e kunatit. Dhëndri u nda nga vajza dhe këta nuk i kanë kthyer ato lekë a prona pas”, ka dëshmuar Hoxhaj.

Henrik Hoxha: Lulzim Masha në dijeninë time ka një shkollë private në Tiranë. E ka shtëpinë tek blloku. Unë kisha porosi nga Nuredin Dumani për djalin e Mashës, jo për Lulzimin.

Nuk e mbaj mend emrin e djalit, por Nuredini më tregoi një foto, më tregoi shtëpinë, shkollën. Djalin nuk po e gjenim dot. Njëri nga vëllezërit Dizdari ka qenë i fejuar me vajzën e Mashës.

Dhëndri ka hedhur disa prona në emër të vjehrrit e kunatit. Dhëndri u nda nga vajza dhe këta nuk i kanë kthyer ato lekë a prona pas. Ne nuk po e gjenim dot djalin e Mashës, se rrinte në Maqedoni. Në fillim diskutuam për 150 mijë euro. Pastaj për Lulzim Mashën për 100 mijë euro.