AKTUALITET, 10 Shkurt 2026, 13:47

Dëshmia/ Do të ekzekutonin 'Otin', Henrik Hoxhaj tregon mesazhin e marrë nga Nuredin Dumani: Mora dy doktorë se u plagos, nuk e di si erdhi policia

Dëshmia/ Do të ekzekutonin 'Otin', Henrik Hoxhaj tregon

Henrik Hoxhaj, i pandehur si pjesë e dosjes “Plumbi i artë”, ka dhënë dëshmi në Gjykatën e Posaçme. Hoxha ka zbuluar disa detaje të reja mbi ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura në vend.

Ai tha se Nuredin Dumani i kishte kërkuar kërkuar që të vriste Elton Kilën, i njohur si "Oti", pasi kishte informacione se strehonte Talo Çelën. Ekzektuimi nuk u krye pasi Kila përfundoi në burg.

"Pas ngjarjes komunikova në telefon me Nuredinin. Unë u ndjeva pak në siklet, por nuk tha gjë që nuk u ekzekutua objektivi. Me Nuredinin kemi folur për çështjen e “Otit”. Herën e dytë e kam pritur në Kukës, shkova me një BMW me qira. Dërgoja dikë që të merrte makinën me qira. U takuam në Kukës dhe vajtëm në Fier, shkuam te shtëpia e Altin Kule, një shoku im, nuk jetonte njeri, ishte bosh. I thashë atij më duhen çelësat dhe kaq.

Nuredini ishte në kërkim asokohe. Oti Kilën e njihja më përpara. Ne do merrnim masat për ta ekzekutuar, pastaj qëlloi që ai ra në burg për punën e motorit dhe u la ai muhabet. Nuredini kishte informacion se Oti strehonte Talo Çelën.", deklaroi ai.

Hoxhaj theksoi se ishte në Elbasan ditën që u arrestua dhe Nuredin Dumani po e priste në Peqin.

"Unë e kam parë disa herë te biznesi i tij, shiste makina në Elbasan, diku në Bradashesh. Skerdi Tasen nuk e përfshimë fare. Nuredini më kërkoi të mos i tregoja Skerdit vendndodhjen e tij sepse ishte në kërkim. Unë shkova te biznesi i Otit, nuk e pashë aty dhe ika. Kur nuk po e gjenim dot, u kthyem në Fier me Nuredinin. Unë pata një Benz, e mora me qira në Fier. Nuredini pati një BMW X5, e pata marrë unë në Kamëz, në Tiranë. E mora te Aleksandër Baho “Sakati”. Makinën e mora me Skerdin. Skerdi rastisi, nuk e mora kastile. Unë nuk pata armë, armët ishin te “makina e punës”, aty duheshin armët. Armët i pati provuar Nuredini, bëmë qitje andej urës së Semanit. Unë nuk kam pasur lidhje me njeri në Elbasan. Unë isha në Elbasan ditën që u arrestuam, ndërsa Nuredini ishte në Peqin po më priste mua", tregoi Hoxhaj.
Hoxhaj dëshmoi se Nuredini i dërgoi mesazh ku thuhej; “O kusho hajde se më vranë”. Ai e mori Nuredinin dhe e dërgoi në Fier, ku më pas mori edhe dy doktorë që ta operonin.

"Sa kaloj unë në Cerrik, më ndaluan disa punonjës policie në Cërrik. I dhashë 20 mijë lekë dhe më lanë të ikja. Pastaj më shkruan Nuredini, më thotë “O kusho hajde se më vranë”. Shkova atje, e marr Nuredinin , “Liliputin” e ngre e hipi mbrapa te makina ime. Mora dhe dy armët. Më tha me ço në Durrës. Nuk e çoja dot, dhe e mora në Fier. E çova të shtëpia ku rrinte ai. Mora në telefon një të njohurin tim Bledin. I thashë më duhen dy doktorë. I tregova armën dhe i thashë do vini se s’bën te shtëpia. E pashë Nuredinin i ishte nxirë buza. Më thanë do i ketë shkuar plumbi në stomak. Në sallë nuk e fusim dot, i detyrova ta zgjidhnin aty ta shpëtonin atë palaçon.", vazhdoi Hoxhaj.
Henrik Hoxhaj shtoi se nuk e kishte kuptuar se si policia mbërriti aty dhe i arrestoi.

"Pastaj erdhi policia aty, nuk e di se si. Unë Nuredinin e kam mbajtur dhe në mes të Tiranës. Pastaj Nuredini na shiti të gjithëve. Ne kemi vrarë 100 si puna e Nuredinit. Kur e pyeta Nuredinin për ngjarjen, me tha mua ishin 4 veta, 3 me maska , shoferi pa maskë ishte Talo Çela. Unë nuk e besova, por kështu më tha.", përfundoi ai.