AKTUALITET, 9 Shkurt 2026, 13:46

Protesta e PD, nesër/ Policia: Specifikoni kur do ta mbyllni tubimin, nuk lejohen personat e maskuar

Protesta e PD, nesër/ Policia: Specifikoni kur do ta mbyllni tubimin, nuk

Partia Demokratike përmes një shkresë ka vendosur në dijeni Policinë e Tiranës për zhvillimin e protestës e cila pritet të zhvillohet ditën e martë. Opozita në shkresën e saj ka vënë në dijeni uniformat blu duke thënë se protesta e tyre pritet të nisë në orën 17:00.

Policia në kthim përgjigje zyrtare i ka kërkuar PD-së që të specifikojnë orën e mbylljes së tubimit. Ndër të tjera, blutë i kanë kujtuar opozitës se nuk lejohen personat e maskuar në protestë.

Edhe në protestën e së nesërmes pritet që të jenë në gatishmëri rreth 1350 efektivë, njëlloj si në protestën kombëtare që u zhvillua herën e fundit.