AKTUALITET, 9 Shkurt 2026, 13:08

Habit Berisha: Rama kërcënoi në mënyrën më të paskrupullt SPAK e GJKKO! U zotua se do e mbrojë deri në pikën e fundit veten e Ballukun

Habit Berisha: Rama kërcënoi në mënyrën më të

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për mediat ditën e sotme, ka komentuar sërish vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin nga detyra të zv. kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, duke u shprehur se gjyqtarët, të cilët votuan 4 me 4, kanë dhënë vendimin nën diktatin e Edi Ramës.

Berisha: Pas vendimit të GjK, më saktë, mosvendimit të kësaj gjykate për të hequr pezullimin ndaj Lubi Ballukut, pasi 4 gjyqtarë të saj votuan kundër heqjes së pezullimit, votuan duke shkelmuar ligje dhe kushtetutë, votuan në diktatin e egër të Edi Ramës.

Faktikisht, Lubia mbeti e pezulluar, por gjykata pezulloi veten e vet. Ndodhi në akt i rëndë që në aparencë qëndron, por probabilistët japin një fakt tronditës se në probabilitet mund të ndodh 1 në 500 herë, kurse këtu ndodh 1 në dy herë se sa i tmerrshëm është ndikimi politik mbi gjykatën.

Nuk mund të ndodhte ai vendim 4 me 4, pavarësisht se pezullimi mbeti ne fuqi, nuk duhej të mbetej për votat e 4 gjyqtarëve, por me votat  të gjithëve dhe ky është dëshmi edhe njëherë e paralizës nga ekzekutimi i Gjykatës Kushtetuese.

Edi Rama kërcënoi në mënyrën më të paskrupullt prokurorinë, gjykatën dhe u zotua se do mbrojë gjer në pikën e fundit të tij veten dhe Lubi Ballukun.