AKTUALITET, 9 Shkurt 2026, 10:37

Pak para nisjes në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar socialist

Pak para nisjes në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar socialist

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

Kësaj mbledhje gjithashtu i është bashkuar dhe Belinda Balluku, e cila tashmë është e pezulluar nga posti i zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe aktualisht gëzon vetëm statusin e deputetit.

Pas shprehjes së gjyqtarëve të Kushtetueses, radhën e ka mbledhja e Komisionit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK, të cilët kërkojnë heqjen e imunitetit të deputetit me qëllim arrestimin e saj.

Kjo mbledhje vjen para nisjes së kryeministrit në Bruksel.

Në orën 14:00 Rama do udhëtojë drejt Brukselit, ku do të takohet me presidentin e Këshillit Evropian Antonio Kosta.

Në fokus të bisedimeve do të jenë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.