TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Paralajmërimit të kryeministrit Rama se do të ndërhyjnë në legjislacion, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e Ballukut, Berisha iu përgjigj se “qëndrimi i opozitës do të jetë protesta dhe revolta”.
Në konferencë me gazetarët, Berisha deklaroi se opozita ka dialog konstant vetëm me qytetarët.
“Qëndrimi i opozitës do jetë protestë, revoltë dhe asnjë votë për asnjë hap të kreut të organizatës kriminale në mbrojtje dhe krimeve në vjedhje të tyre. Ne kemi dialog konstant me qytetarët, i ftojmë që me guxim ti tregojnë vendin këtyre narko-qeveritareve”, tha Berisha.
Ndërsa i pyetur në lidhje me protestën e banorëve në Rrjoll kundër ndërtimit të një resorti, Berisha tha: “Ne mbështesim çdo protestë të drejtë.
Ne kërkojmë dhe insistojmë respektin e plotë të të drejtave të pronësisë dhe të drejtave të tjera të qytetarët. Së treti i them atij qytetari se PD është interesuar, dhe deputetë të PD kanë qenë aty dhe janë marrë me problemin”.