AKTUALITET, 10 Shkurt 2023, 21:04

Protesta e 11 shkurtit/ Boçi: Rama e ka humbur të drejtën për të qenë kryeministër!

Protesta e 11 shkurtit/ Boçi: Rama e ka humbur të drejtën

Një ditë përpara protestës së 11 shkurtit, deputeti i PD-së, Luçiano Boçi i bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në tubimin e thirur nga opozita.

Përmes një postimi në Facebook, Boçi shkruan se kjo protestë është një mision që duhet ta marrin të gjithë shqiptarët, pasi sipas tij, e ardhmja e tyre është vënë në rrezik.

Deputeti demokrat thotë se Edi Rama e ka humbur të drejtën për të qenë kryeministër i këtij vendi, teksa shton se ai është një armik i demokracisë.

Postimi i Luçiano Boçit:

Protesta si mision për çdo shqiptar. Në gjithë këto vite opozita ka ndezur gjithnjë nervin e reagimit dhe ka organizuar protesta nga më masivet që ka pasur Shqipëria. Kemi besuar dhe jemi përfshirë në çdo betejë që ka pasur në qendër të saj interesin e qytetarëve. Kemi denoncuar dhe faktuar nga dita e parë në opozitë se Edi Rama është një e keqe për fatet dhe të ardhmen e këtij vendi.

Të shtunën në orën 12:00 Partia Demokratike do të jetë në bulevard!  Deputetë, demokratë, anëtarë, simpatizantë, qytetarë do t’i përgjigjen nesër një thirrjeje që tejkalon përmasat e një force politike!

11 shkurti është përtej një date! E nesërmja është një mision që shqiptarët duhet ta ndërmarrin sepse në pikpyetje është e ardhmja e tyre. Me aktin e tij për eleminimin e opozitës dhe Partisë Demokratike, Edi Rama e ka humbur të drejtën për të qenë kryeministër i këtij vendi! Për demokratët dhe shqiptarët Edi Rama është një armik i demokracisë!

Ejani të gjithë nesër në protestë