AKTUALITET, 10 Shkurt 2023, 14:01

Dhunimi i vajzës keniane, hetuesit rikthehen në vendin e krimit, rindërtohet skena

Dhunimi i vajzës keniane, hetuesit rikthehen në vendin e krimit,
Joy Aoko

Rikthehet sërish çështja e të resë keniane që u dhunua barbarisht në kryeqytet, çka i solli dëmtime të rënda dhe përfundoi në gjendje kome.

Hetuesit janë rikthyer për të dytën herë dhe kanë kryer eksperiment hetimor në hotelin prej nga dyshohet se pasi u dhunua u hodh nga lartësia Joy Aoko, një vajze e re nga Kenia, e cila punonte si krupiere në një kazino në Tiranë.

Grupi hetimor ka rindërtuar vendin e ngjarjes që të mund të përcaktojë rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja që u mbajt e fshehtë për disa muaj.

Ndërkohë në dhomën ku qëndronte vajza si dhe në katin e tretë të një hoteli janë marrë fije floku dhe janë çuar për ekspertim.

Vajza është larguar pas muajsh qëndrimi në spitalin e Traumës drejt vendit të saj. Policia e prokuroria janë duke pritur edhe përgjigje nga kompanitë celulare pasi iu kanë sjelle tabulatet, por akoma logimet me internetin.