TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vazhdon beteja e fotove të persanazheve të lidhura me dosjen "McGonigal", ish-agjentit të FBI-së. Sot, Top Channel ka nxjerrë një foto të Dorian Duçkës me djalin e ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzeni, si për të treguar se ai nuk ishte vetëm i Ramës dhe qeverisë aktuale, por edhe i opozitës.
Dorian Duçka është sulmuar ashpër nga ish-kryeministri Sali Berisha ditët e fundit, pas skandalit me ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal dhe lidhjet e tij me Shqipërinë.
Berisha e ka cilësuar Duçkën si “një prej figurave më të errëta të mafies ndërkombëtare”. Berisha ka thënë se Duçka, ndër të tjera ka shërbyer si lidhja e Edi Ramës me Charles McGoigal, duke arritur të korruptojnë këtë të fundit për të goditur opozitën.
Madje ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se Duçka ka sponsorizuar fluturimet drejt Vienës, ku dëshmitarë kanë rrefyer te McGonigal për çështjen e lobimit me para ruse të Lulzim Bashës.
Ndonëse nuk dihet se kur është realizuar foto, Duçka dhe Shkëlzen Berisha shfaqen të qeshur krah njëri-tjetrit, madje sipas Tch, ata janë duke fluturuar bashkë në një udhëtim biznesi.
Mbrëmë i njëjti televizion publikoi një foto ku ishte Ilir Meta, Agron Neza (personi A) dhe Dorian Duçka (Personi B), në një darkë në vitin 2013, ku në krye të tavolinës ishte ish-agjenti i FBI-së, Mark Rossini.