AKTUALITET, 10 Shkurt 2023, 17:57

Energji të reja në fuqizimin e sigurisë kombëtare kibernetike. ONE Albania në mbështetje të AKCESK

Energji të reja në fuqizimin e sigurisë kombëtare

Sigura kibernetike është shndërruar tashmë në një mjet dhe “mburojë” të domosdoshme për operacionet e institucioneve publike dhe private në vendin tonë. Agjencia Kombëtare e Çertifikimit Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike (AKCESK) organizoi disa ditë më parë, konferencën “Sfidat e Sigurisë Kibernetike në Shqipëri”. Mbështetja që kemi ofruar për këtë konferencë është vazhdimësi e suportit disavjeçar që One Albania i ka mundësuar këtij institucioni, por edhe kauzës së ofrimit të internetit të sigurtë për të gjithë qytetarët.

Mbrojtja e të dhënave të qytetarëve dhe garantimi i mbarëvajtjes së proceseve kibernetike nis fillimisht me ndërgjegjësimin  për të gjithë shoqërinë, veçanërisht që në moshat e vogla që  nesër do të jenë përdorues të internetit.

Energji të reja në fuqizimin e sigurisë kombëtare

Për këtë arsye periodikisht ky bashkëpunim mes One Albania dhe AKCESK ka prodhuar edhe materiale ndërgjegjësuese dhe këshilluese, me qëllim edukimin  mbi risqet e lundrimit në internet. Këto materiale janë të orientuara drejt të gjithë audiencave, përfshirë prindër e fëmijë. Këto njohuri dhe materiale janë ofruar në formë shumë kreative, lidhur me praktikat më të fundit në sigurinë kibernetike.

Nga investimet në aparatura, mbulimi me friendly wi-fi i 4 BiblioTech-ave për fëmijët dhe të rinjtë për të lunduar në internet të sigurt, ofrimi i lidhjeve të sigurta wireless në disa prej shesheve publike dhe seanca të vazhdueshme ndërgjegjësuese për të rinj, angazhimi ynë është shpalosur në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si një ftesë e hapur për çdo individ apo komunitet që dëshiron t’i bashkohet kësaj beteje kolektive.

Energji të reja në fuqizimin e sigurisë kombëtare

Mbetemi gjithmonë të angazhuar për të investuar çdo burim në fuqizimin e strategjisë kombëtare mbi sigurinë kibernetike dhe aplikimin e saj sa më të prekshëm, te të gjithë qytetarët shqiptarë.