AKTUALITET, 7 Mars 2025, 12:54

Protesta/ Berisha, thirrje nxënësve: Bojkotoni mësimin ditën e hënë. Rama kërkon të varë në sheshin Skënderbej TikTok-un, sepse e kritikoni ju

Protesta/ Berisha, thirrje nxënësve: Bojkotoni mësimin ditën

“Bojkotoni mësimin ditën e hënë”, Berisha thirrje nxënësve: Rama kërkon të varë në sheshin Skënderbej TikTok, sepse e kritikoni ju.

Berisha: Së pari protesta e nxënëseve studenteve të rinjve para kryeministrisë do jetë protesta më e bukur më madhështore që ka njohur Shqipëria deri më sot. Protesta kundër censurës, me të cilën çdo fëmija i çdo moshe që ka smartphone del e bëhet luftëtar  kundër  diktaturës në mbrojtje të TiokTok dhe kundër narkodiktarturës.

Aty ku fillon censura fillon diktatura.Kam dhe një thirrje tjetër të fillojë bojkoti i mësimeve, po ja vlen të dashur fëmijë. Rama kërkon të varë në sheshin Skënderbe TikTok, sepse e kritikoni ju, prandaj filloni grevat.

Greva huaj është të bojkotoni mësimin që ditën e hënë. Do të ishte madhështore të mungoni sa më shumë, orën e parë gjë madhështore që të mungonin sa më shumë,. U bëj thirrje prindërve të mos i dërgojnë ditën e hënë  në mësim.