AKTUALITET, 7 Mars 2025, 11:34

VIDEO/ "Drejtësia", Rama: Nuk është e përsosur, por për herë të parë politikanët shkojnë para një prokurori e gjyqtari të pavarur

VIDEO/ "Drejtësia", Rama: Nuk është e përsosur,

Për herë të parë, fituesit e çmimit të madh Ndërkombëtar “Karlspreis – Karli i Madh” një nga nderimet më të larta europiane për personalite me kontribut në bashkimin dhe përparimin e Europës, vijnë në Tiranë, për dialogun mbi rolin e rinisë në të ardhmen e kontinentit. Në këtë aktivitet po flet edhe kryeministri Rama.

"Nuk është e përsosur, ka mjaft disavantazhe, por hera e parë në histori që kemi njerëz, politikanë të fuqishëm që shkojnë para një prokuror e gjyqtar të pavarur. Kurrë s’ka ndodhur qysh nga 1912 deri kur finalizuam reformën në drejtësi, kurrë s’kishim parë një ministër, apo individ të profilit të lartë të lidhur me pushtetin politik të çohej para gjykatës e jo më të dënohej. Tashmë po i shohim këto gjëra dhe pa BE, harrojeni:, tha Rama.