AKTUALITET, 7 Mars 2025, 10:32

"Diaspora"/ Shqiptari me moshën më të vjetër që u regjistrua online 98 vjeç, një tjetër aplikoi 25 herë! Celibashi: S'ka shans të dytë për të refuzuarit

"Diaspora"/ Shqiptari me moshën më të vjetër

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi ndodhet në një konferencë për median lidhur me votën e diasporës.

Janë 245, 975 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që janë regjistruar për të pasur mundësinë të votojnë në zgjedhjet e 11 majit.

Shqiptari me moshë më të mëdha që është regjistruar onlinë është një shtetas shqiptar në moshën 98 vjeçare me banim në Gjermani.

Ndërkohë një person arriti të regjistrohej pasi aplikoi 25 herë

A ka shans të dytë për 48 mijë të refuzuarit?

Celibashi: Jo nuk mund të bëhet asgjë.  Pas datës 9, ka 48 orë kohë për saktësim adresave vetëm për ata që janë regjistruar.

Në datën 9 mars shpallet lista paraprake. Nëse shikon pasaktësira lidhur me adresën, qytetari jashtë Shqipërisë mund të paraqesë kërkesë për të saktësuar adresën.