AKTUALITET, 7 Mars 2025, 11:48

Tensionet SHBA-BE/ Rama: Ndoshta Zoti e shpëtoi Trump, jo vetëm për të bërë Amerikën të madhe, por për të zgjuar edhe Europën

Tensionet SHBA-BE/ Rama: Ndoshta Zoti e shpëtoi Trump, jo vetëm

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit ndërkombëtar “Karlspreis – Karli i Madh” një nga nderimet më të larta europiane për personalite me kontribut në bashkimin dhe përparimin e Europës, që kanë ardhur në Tiranë, për dialogun mbi rolin e rinisë në të ardhmen e kontinentit.

Gjatë fjalës së tij, Rama ndër të tjera ka komentuar situatën e tensionuar mes Amerikës dhe Evropës.

“Jam një kryeministër i një vendi të vogël. E di që nëse unë e kam gabim askush nuk do të dëmtohet, por nëse Merz e ka gabim të gjithë do të dëmtoheshim. Vendimet e këqija të një udhëheqësi sot paguhen nga brezi i ardhshëm.

Bëhet fjalë për një pamje 360 gradë të situatës. Nuk është diçka që lidhet me forcimin ushtarak. Kur dëgjoj fjalë të shkurtojmë fondet për arsimin dhe të forcojmë ushtrinë më vjen të qesh.

Është domosdoshmëri të forcohemi ushtarakisht, por po diplomacia, korridoret e reja të dialogut, të jemi më të vendosur për mënyrën tonë të jetesës. Ne duam të jetojmë kështu dhe nuk duam tí themi të tjerëve si duan të jetojnë.

Kam një pyetje që më tmerron, Europa ka më pak miq sesa para agresionit rus në Ukrainë. Kjo është diçka që duhet kuptuar dhe të reflektojmë pse ka ndodhur kjo.

Europa u ngrit për gjënë e duhur, por pse ka më pak miq. Është shumë komplekse dhe e ndërlikuar.

Ndoshta, Zoti i shpëtoi jetën Donald Trump-it jo vetëm për të bërë Amerikën të madhe sërish, por edhe për të zgjuar përfundimisht Europën dhe për ta bërë të kuptojë se nuk mund të vazhdojë sikur bota të ishte njësoj se nuk është njësoj”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën e tensionuar mes Amerikës dhe Evropës, duke kembengulur serish ne ate qe nenvizoi, se pse 'Zoti e shpetoi Trump". 

"Ka shumë për të thënë për BE, por ne jemi mjaft idealiste ende për Bashkimin Europian. Kur vjen fjala për atë që po ndodh, unë besoj se Europa gjendet në një moment ku “ku bëhet a zhbëhet, në kuptimin e  shkuarjes në një nivel tjetër”.

Nuk është një moment për të këmbëngulur në mënyrë kokëfortë. Historia ka pasur momente ku SHBA dhe Europa kanë pasur përplasjet e tyre, apo të konfliktit politikisht e kam fjalën…

Amerika pa Europën është një ishull dhe Europa pa Amerikën është gadishull. Mua nuk më duhet të gjej zgjidhje për botën, e di që nëse unë e kam gabim askush nuk do dëmtohet, por nëse Mertz e ka gabim të gjithë dëmtohet. Pra bëhet fjalë për një pamjet 360 Gradë të situatës dhe nuk lidhet vetëm me forcimin ushtarak…

Po kërkojmë të krijojmë një ushtri të madhe barbarësh, por duhet ta shohim gjithçka në tërësi. Është me rëndësi të forcohemi ushtarakisht, por diplomacia dhe korridoret e reja të dialogut janë të rëndësishme. Europa ka më pak miq sot se sa më përpara agresionit rus. Por pse kjo? Dhe nuk po flasim për Rusinë.

Ndoshta zoti i shpëtoi jetën Donald Trump jo vetëm për të bërë Amerikën të madhe sërish, por edhe për të zgjuar Europën", tha Rama.