TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama mbajti sot një fjalim në ceremoninë e ndarjes së çmimit ndërkombëtar “Karlspreis – Karli i Madh” një nga nderimet më të larta europiane për personalite me kontribut në bashkimin dhe përparimin e Europës, vijnë në Tiranë, për dialogun mbi rolin e rinisë në të ardhmen e kontinentit.
Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama tha se të drejtat dhe liritë e qytetarëve shqiptarë garantohen vetëm përmes BE-së.
Edi Rama: Ajo që dua të them është se nuk jam i lumtur kur shoh të rij që nuk e kuptojnë se sa e rëndësishme është politika dhe që e duke e skartuar politikën mendojnë se ikin asaj. Është një iluzion të besoj se nëse rri jashtë saj nuk do prekesh nga ajo. Sa më shumë të qëndrosh larg saj aq më të mëdha janë shanset për tu prekur negativisht prej saj, sepse ajo ka të bëjë me pjesëmarrjen jo me profesionin. Ka të bëjë me angazhimin si qytetar të angazhohesh si dikush që kujdese për të drejtat e tij dhe të saj.
Dhe pse jam kaq i fiksuar për ta çuar Shqipërinë në BE, deri sa ne të shkojmë në BE ka gjëra që nuk do jenë të sigurta, ndaj kur më pyesin ç plan B ka Shqipëria, i them që nuk ka plan B përkundrejt lirive individuale. Dhe nëse doni të negocioni lirinë tuaj atëherë hiqni dorë nga BE. Nuk ka plan B kundrejt shteti të së drejtës dhe të qenit të barabartë para ligjit. Barazia para ligjit garantohet vetëm nëse je pjesë e BE-së.
Rama tha se shqiptarët janë ende shumë idealistë për BE-ne, teksa e krahasoi anëtarësimin në BE me dëshirën për t’u martuar.
Kryeministri di Rama theksoi se nuk ka plan B për anëtarësimin e BE-së.
Edi Rama: Sigurisht nuk jemi naivë por jemi mjaft idealist ende për BE-në, kjo është e sigurt. Jemi aq idealist sa dashuria e dikujt për martesën përpara se ta provojë. Por përvoja më thotë se nuk plan B kundrejt martesës, e kam provuar de mu desh të rimartohesha, kështu që pak a shumë kjo është qasja ime për këtë. Kur vjen fjala për atë që po ndodh besoj që Europa gjendet në një moment ku bëhet a zhbëhet, në kuptimin e shkuarjes në një nivel tjetër pra nuk është thjesht diçka që kërkon përshtate, por një ndryshim