TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar sërish situatën e krijuar mes Rusisë dhe Ukrainës.
Ajo ka shpërndarë mesazhin e nënsekretares së Shtetit për Çështjet Politike të SHBA, Victoria Nuland, e cila thekson se ajo që duhet të mbizotërojë është diplomacia dhe arsyetimet e qeta.
Në mesazhin e saj, Nulad paralajmëron se nëse Putin refuzon rrugën e negociatave paqësore atëherë ata do të jenë të përgatitur.
“Ky është një moment ku diplomacia dhe arsyetimet e qeta të duhet të mbizotërojnë. Kjo është ajo që ne duam. Megjithatë, nëse Presidenti Putin refuzon rrugën e negociatave paqësore që kemi ofruar, ne duhet dhe do të jemi të përgatitur”, thuhet në mesazhin e Nuland të shpërndarë nga ambasada.
