TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama, një lidhje të drejtpërdrejtë në Facebook, pas takimit të zhvilluar në Vlorë, ka folur në lidhje me çlirimin e zonave publike të zëna.
Ai ka paralajmëruar se çdo prokuror i cili do të veprojë kundër interesave të Republikës së Shqipërisë dhe qytetarëve, do të përballet me pasoja.
“Duke qenë se kërkova të kuptoj më shumë, u ndesha me një vendim të një prokuroreje zonja Gjeli, që më la pa fjalë. E ndava vendimin me disa të tjerë për të kuptuar atë që s’mund të kuptoja, pro edhe reagimi i të tjerëve ishte pa fjalë.
Po ju lexoj si arsyeton zonja e shumë mirëpaguar me taksat e shqiptarëve e cila presupozohet që duhet të mbrojë pasuritë e përbashkëta të këtij populli nga individë si ai që ka “plagosur” Thethin në cënim total të çdo lloj norme të bashkëjetesës në këtë vend dhe shkelje flagrante të një sërë ligjesh, ku është edhe një zonë e mbrojtur.
Duke qenë se kthehem nga Vlora, ku vijojmë punën që na obligon një mbështetje historike të marrë atje, po j them si e kemi të pamundur të zhvillojmë në një truall tërësisht shtetëror sepse një prokuror tjetër ka ëvënë pronat shtetërore në sekuestro, që zgjat prej vitesh, e të tilla ka plot.
I kërkova Ministrisë së Drejtësisë të veproja menjëherë ndaj zonjës Gjeli që la në baltë shtetin, qytetarët, të gjitha strukturat që përpiqen të ruajnë kufijtë e ligjit dhe është e padenjë për t’iu paguar nga taksapaguesit si prokurore. Kam përkuar që çështja e saj t’i përcillet KLP që të shohë dëmin e madh që ka sjellë mosfillimi i çështjes penale interesit publik, e të vlerësojë nëse është e denjë të paguhet nga tasat e qytetarëve.
Ky është rasti i parë që do të pasohet sa herë që përballemi me prokurorë territoresh që paguhen më shumë se mësuesit e policët dhe tradhtojnë me paaftësi dhe padituri, apo edhe qëllim, me paturpësi tradhtojnë interesat e shtetit dhe qytetarëve”, tha ai.
Edi Rama: Prokurore zonja Gjeli, që më la pa fjalë. E ndave vendimin me disa të tjerë për të kuptuar se çfarë nuk arrija dot unë të kuptoja, por edhe reagimi i të tjerëve ishte pa fjalë. Po lexoj si arsyeton zonja Gjeli, prokurore e Republikës së Shqipërisë, e paguar me taksat e shqiptarëve, e cila presupozohet se duhet të mbrojë qytetarët nga individë si ai që ka plagosur Thethin në cenim total të çdo lloj norme bashkëjetese dhe në shkelje flagrante të një sërë ligjesh, pasi aty është një zonë e mbrojtur.
Është e pabesueshme deri në kufijtë e të llahtarshmes. Një prokurore para një krimi mjedisor, të një krimi ndaj zone ligjërisht të mbrojtur, të zgjatet në një jerm, një përrua psikik i pashtershëm, të mos fillimit të një çështje penale. Ndërkohë, të gjithë ata banorë ndihen të përdhunuar nga një individ, i cili në mes të Thethit ka ngritur fshatin e vogël Turistik në mes të Thethit, ndërkohë kjo nuk përbën vepër penale për zonjën Gjeli.
Ka vendime skandaloze të prokurorëve.
Tani po kthehem nga Vlora ku vazhdojmë punën po ju jap një tjetër fakt sesi na është bërë e pamundur të zhvillojmë projektin Vlora Sport në Pyllin e Sodës sepse një prokuror ka vendosur në sekuestro pronat dhe ato zgjasin me vite të tëra.
Unë i kam kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të veprojë menjëherë ndaj zonjës Gjeli, e cila ka lënë në baltë qytetarët e Republikës, e cila është e padenjë për t’u paguar si prokurore, kam kërkuar që çështja e saj t’i përcillet Këshillit të Lartë të Drejtësisë