AKTUALITET, 7 Korrik 2025, 11:59

Panik tek pasagjerët: Shkrumbohet autobusi i linjës Tiranë-Kamëz, hetim për shkaqet

Panik tek pasagjerët: Shkrumbohet autobusi i linjës

Një autobus i linjës Tiranë-Kamëz është përfshirë nga flakët pak më herët.

Zjarri është shfaqur fillimisht në pjesën e motorit, duke përhapur panik te qytetarët, për fat të mirë nuk ka të lënduar.

Në vendngjarje mbërritën zjarrfikëset e Kamzës, të cilat neutralizuan flakët. Po hetohen shkaqet.