AKTUALITET, 7 Korrik 2025, 11:19

Afera "Partizani"/ Kërkon revokimin e masës arrest shtëpiak, Malltezi paraqitet në GJKKO për seancën që mbahet sot

Afera "Partizani"/ Kërkon revokimin e masës arrest

Mbahet sot në GJKKO seanca e shqyrtimit të kërkesës së Jamarbër Malltezit për revokim të masës së sigurisë ‘arrest në shtëpi’ lidhur me aferën Partizani. Dhëndri i Sali Berishës është paraqitur vetë në gjykatë. 

Kërkesa shqyrtohet nga trupi gjykues që po shqyrton çështjen në themel: Elsa Ulliri (kryesuese), Bib  Ndreca dhe Rudina Palloi. Ende nuk ka një informacion lidhur me kërkesën e Ullirit për dorëheqje.

Dosja për aferën Partizani, kaloi për gjykim më 19 maj, pak ditë pas zgjedhjeve të 11 majit, dhe pasi u mbajt peng prej 7 muajsh. Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.