TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas lirimit nga GJKKO prej arrestit shtëpiak, Jamarbër Malltezi foli për mediat jashtë ambienteve të SPAK. Malltezi u shpreh se u bë 20 muaj që u privua liria e tij me anë të një procesi politik.
Sipas tij ky proces u ndot rrugës dhe tani erdhi dhe lirimi i tij. Dhëndri i Sali Berishës pretendon se është hetuar me 5 breza nga shteti.
Në fund shton se do marrë një dëmshpërblim, diku te 3 milionë lekë.
Jamarbër Malltezi: Ishte një farsë politike. Nuk ka një shtet ligjor por një shtet që lufton armiqtë e PS njësoj si në ‘45. Vendimi sot vjen pas 20 muajsh privim lirie. Thjesht me një urdhër politik të Ramës. Në kongresin e PS, Rama urdhëroi SPAK të procedojë Sali Berishën. Të njëjtën gjë kërkoi një diplomate e korruptuar si Yuri Kim. Një proces politik që u ndot gjatë rrugës. Kemi 16 letra sapo Rama urdhëroi të veprojë, SPAK kërceu çfarë të duash. 16 kërkesa brenda muajit.
30 vjet hetime nga instituti i sigurimeve shoqërore. Kush janë hetuar 5 breza jo një brez?
E kanë filluar me stërgjyshin tim para 90 vjetësh. Kam gjetur firmën e stërgjyshit tim.
Do jem në gjithë seancat dhe do përballemi. Ka kaq shumë gjëra qesharake. Duke filluar që nga pronat. Si u bë shteti pronar. Shteti u bë pronar njëlloj si Edi Rama. I nxori njerëzit me gaz lotsjellës nga Astiri.
Besoj se është 3 mln lekë, besoj se do e marrë.