TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Jamarbër Malltezit i ka ndryshuar masa e sigurisë, duke u liruar ditën e sotme nga arresti shtëpiak.
Kreu i PD, Sali Berisha, u shpreh se dhëndri i tij, ka bërë dy viti burg politik, për shkak të "hakamrrje së Edi Ramës".
"Jamarbër Malltezi ka bërë dy vite i burgosur politik në shtëpi. Në mënyrë absolute, pa shkelur asnjë ligj, rregull e standard të këtij shteti.
Me një dosje piramidë mashtrimi, në të cilën i vetmi njeri, me qindra që kanë firmën në atë dosje, i dënuar nga Gjykata është Edi Rama, i dënuar me 320 mijë euro.
I vetmi që ka shkelur ligjin është Edi Rama nga qindra punonjës që kanë firmën në atë proces nga viti 1994 deri në 2009, njeriu i vetëm që është shkelës i ligjit dhe është dënuar nga gjykata e 3 shkallëve pas vitit 2013 është Edi Rama.
Pra, është mbajtur Jamabër Malltezi në një akt hakmarrje si një nga personat më të parë që u tha shqiptarëve se afera e djegësave është afera më korruptive gjeratëhershme, si një njeri zyrtar i kësaj partie që publikoi nga 2014 300 e ca statuse në FB, ku kishin në epiqendër Ramën apo kreun e krimit të shekullit.
Për të gjithë këta, Rama me mercenarët e tij, e mbajtën si hakmarrje sy vite në arrest shtëpie.