AKTUALITET, 7 Korrik 2025, 12:33

Kryemadhi del nga SPAK: Kam qenë në Las Vegas me Shatkun, Bebe Rexhën e 3 fëmijët. 240 mijë dollarë për veshje? Këto i thotë Tedi Blushi që merr urdhrat nga…!

Kryemadhi del nga SPAK: Kam qenë në Las Vegas me Shatkun, Bebe

Monika Kryemadhi ka dalë nga ambientet e SPAK ku ajo u paraqit për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa u ndal për të dhënë një deklaratë për mediat.

Kryemadhi pranoi se ka qenë në Shtetet e Bashkuara, më konkretisht në Las Vegas dhe Los Anxheles me kushërinjtë e saj Adrian Shatkun dhe këngëtaren Bebe Rexha.

Sipas saj ajo i është drejtuar bankës në SHBA për të treguar shpenzimet e saj personale gjatë kësaj kohe, ku sipas saj ka qenë në SHBA për të festuar 10-vjetorin e vajzës së saj, e shoqëruar edhe nga disa mikesha.

E pyetur për pretendimin se ka shpenzuar mbi 200 mijë dollarë për veshje, Kryemadhi tha se këto janë deklarata që bëhen nga Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, i cili sipas saj “merr direktivat nga SPAK”.

Kryemadhi: E para sa i përket kartës për të cilën Meta flet me fjalët e Altin Dumanit, dua të them diçka. Kam qenë edhe në Las Vegas e Beverly Hills. Me kushëririn tim Shatku, tre fëmijët, kushërira ime Bebe Rexha, për ditëlindjen e vajzës. Kanë qenë edhe mikeshat e mia. Këto i thotë zëdhënësi i partisë së lirisë, Blushi, që merr direktiva nga SPAK.

245 mijë dollarë është karta e Shatkut, me hotele, bileta avioni, akullore. Dhe ajo që dua të them është që seli ka shpenzimet e veta. Do ti kërkoj bankës, sa më përket mua, cilat janë biletat e mia. Adrian Shatku s’ka të bëjë me buxhetin e shtetit, as me tendera, as përfitime apo shpenzime nga qeveria e taksapaguesit, është një kompani amerikane që ka punuar dhe punon në 56 vende të tjera të botës.

A i keni bërë 245 mijë dollarë shpenzime?

Kryemadhi: Jo.