TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këtë të enjte po diskutohet në kuvend projektligji për komunikimet elektronike. Gjatë fjalës së saj, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka deklaruar se risi është aksesi ndaj shërbimeve digjitale. Ajo ka theksuar se ekonomia digjitale është prioritet i qeverisë.
“Projektligji nënvizon zbatimin e praktikave për lirinë dhe promovimin e larmishmërinë kulturore, gjuhësore dhe shumëllojshmërisë së mediave dhe komunikimeve elektronike. Gjithashtu, projektligji rrit pavarësinë financiare të organit rregullator AKEP, duke fuqizuar pozitat e tij në prag të zhvillimeve të pritshme mjaft të mëdha përsa i përket komunikimet elektronike. Në rregullimet e reja që lidhen me komunikimet e pritshme, është parashikimi për kryerjen e vrojtimit gjeografik.
Kryerja e vrojtimeve parashikohet të bëhet nga AKEP në bashkëpunim me institucionet e tjera të lidhura sipas rastit nga hyrja në fuqi e këtij ligji dhe lidhet ngushtë me zhvillimet e së ardhmes. Ky është proces që do të kryhen në vazhdimësi”, tha ndër të tjera Balluku.