AKTUALITET, 30 Maj 2024, 16:01

Aksident në Lezhë-Milot/ Makina përplaset me trajlerin, plagoset rëndë polici

Aksident në Lezhë-Milot/ Makina përplaset me trajlerin, plagoset

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Lezhë-Milot, me pasojë plagosjen rëndë të një personi.

Një veturë është përplasur me një trajler. Si pasojë i plagosur në gjendje të rëndë ka mbetur një efektiv i policisë së Lezhës.

Sakaq policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.