TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shtetas rus është arrestuar në Rinas, pasi ishte shpallur në kërkim nga shteti rus për mashtrim.
Mësohet se 57-vjeçari i identifikuar si Aleksandër Bobovnikov, me profesion neurokirurg ka ardhur në Shqipëri me miqtë e tij gjermanë disa ditë më parë me charter.
Arsyeja se përse 57-vjeçari ishte shpallur në kërkim, është pasi është shprehur kundër luftës në Ukrainë.
Ai më herët ai është ndaluar në Firence por gjykata italiane ka ndaluar ekstradimin për shkak të natyrës politike të çështjes për të cilën kërkohej në vendin e tij.
Këtë të enjte do të zhvillohet në Gjykatën e Tiranës seanca për vlerësimin e masës së sigurisë.
57-vjeçari disponon edhe pasaportë izraelite. Vendet e Bashkimit Europian e kanë refuzuar arrestimin e tij, mbetet për tu parë cili do të jetë qëndrimi i drejtësisë shqiptare.