TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 56-vjeçar, banues në Tiranë është shpallur në kërkim nga policia teksa jaë referuar materialet në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë.
Sipas njoftimit nga Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës 56-vjeçari me inicialet R.K., dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 34-vjeçare, gjithashtu e ka kërcënuar me mjet prerës.
Ngjarja është regjistruar në zonën e Liqenit Artificial, pranë një shkolle private.
"U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punohet për kapjen e shtetasit R. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi te Parku i Liqenit Artificial, pranë një shkolle private, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka kërcënuar me një mjet prerës, një 34-vjeçare.", sqaron policia.